LAJMI I FUNDIT:

Pacolli në Dragash: Bashkë me qytetarët, do ta shpëtojmë Kosovën nga zhvatësit

Pacolli në Dragash: Bashkë me qytetarët, do ta shpëtojmë Kosovën nga zhvatësit

Aleanca Kosova e Re, bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, ka hapur fushatën sot edhe në Dragash, ku partnerët e koalicionit prezantuan programin qeverisës, kandidatin për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në këtë tubim lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ju bëri thirrje qytetarëve që ta votojnë koalicionin e shpresës dhe kandidatin për kryeministër nga radhët e koalicionit, Avdullah Hotin.

Presidenti Pacolli tha se koalicioni i shpresës ofron kuadro që do të punojnë me dinjitet dhe profesionalizëm.


Pacolli ka shtuar se koalicioni i shpresës nuk do ta zhvat dhe keqpërdorë asnjëherë pasurinë e qytetarëve të Kosovës.

“Ne do te shkojmë, krah për krah, së bashku me partnerët tanë dhe qytetarët e Kosovës dhe t’i plotësojmë kërkesat e tyre për një jetë të sigurt e me perspektivë”.

Ndërsa kandidati i koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, për kryeministër Avdullah Hoti, ju bëri thirrje qytetarëve që t’i përkrahin njerëzit e punës e të nderit, të cilët janë bërë bashkë për ta formuar qeverinë më të mirë që do të ketë Kosova.