Në gjyqin për shtytje në vetëvrasje te shtetasit slloven, dëshmi dha Mihrije Bajraktari, bashkëshortja e të akuzuarit Halit Bajraktari, si dhe vetë i akuzuari. Dëshmitarja para trupit gjykues tha se shtetasin slloven B.P. e ka njohur që nga momenti kur ai kishte shkuar në shtëpinë e tyre si mysafir, pasi që ishte mik i bashkëshortit të saj, Halitit.
Bajraktari tha se nuk është në dijeni nëse bashkëshorti i saj dhe shtetasi slloven kanë pasur ndonjë biznes apo jo.
E pyetur nga prokurorja Besa Limani se nëse bashkëshorti i saj kishte huazuar të holla nga shtetasi slloven, dëshmitarja tha se nuk ishte në dijeni për këtë punë.
“Jo unë nuk e di për këtë punë. Ai edhe sot komunikon me bashkëshortin tim. Po të jetë nevoja ai edhe sot na ndihmon. Shpeshherë Halitit ia dërgon nga 20-50 euro”, tha dëshmitarja.
Prokurorja Besa Limani e ballafaqoi dëshmitaren me një deklaratë në lidhje me rastin të dëshmitarja e kishte dhënë më herët në Polici, e në të cilën kishte deklaruar se ajo e kishte parë shtetasin slloven me duar të përgjakura.
Por, dëshmitarja kategorikisht këmbënguli që ajo nuk e kishte parë personin B.P. pasi që, sipas saj kur ajo kishte ardhur në shtëpi shtetasin slloven e kishin dërguar për trajtim mjekësor. Dëshmitarja po ashtu tha se asaj nuk i kujtohej të ketë dhënë ndonjëherë deklaratë në Polici.
Gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor rreth ngjarjes u deklarua edhe i akuzuari Halit Bajraktari, me ç’rast tha se ai mbetet në tërësi pranë deklaratës së tij të dhënë në Prokurori.
Halit Bajraktari deklaroi se ai me të dëmtuarin B.P. kanë pasur raporte afariste dhe se ata nuk i kanë pasur tre lokale së bashku. Ai tha se ata vetëm kanë planifikuar t’i hapnin tre lokalet por në realitet nuk kishin mundur ta hapnin asnjë.
I pyetur nga prokurorja Limani se pse shtetasi slloven kishte ardhur në Kosovë, i akuzuari tha se pasi që njiheshin me herët dhe ishin miq, shtetasi slloven kishte ardhur për ta vizituar.
“Për pikën e dëshirës, për të më vizituar mua, për të parë edhe familjen time ku jetoj”, deklaroi i akuzuari.
Por, prokurorja e ballafaqoi të akuzuarin me deklaratën e dhënë më herët në Prokurori, ku kishte thënë se shtetasi slloven B.P. në Kosovë kishte ardhur me qëllim që të hapte një restorant. Cila është e vërteta?, pyeti ajo.
“Herën e parë ka ardhur për pikën e qejfit e kjo që po pyetni ju ka ndodhur pas një viti. Ka pyetur a mundemi me e marrë një lokal me qira diku se e din që unë kam punuar 12 vite në Gjermani dhe e njoh punën e hotelerisë bajagi mirë”, u përgjigj i akuzuari.
Prokurorja të akuzuarin e ballafaqoi edhe me pjesë të tjera të deklaratës së tij të dhënë më herët në Prokurori me ç’rast Haliti kishte thënë se nga B.P. kishte marrë 115 deri në 120 mijë euro në periudha të ndryshme kohore.
Por, i akuzuari e kundërshtoi këtë fakt duke thënë këtë shumë e ka përmendur ai kur ka thënë se 110-120 mijë euro i kemi harxhuar dhe nuk kemi mundur më bë asgjë.
“Kjo shumë e parave i ka takuar B.P. dhe kjo shumë e parave nuk është e saktë pasi që ka qenë në një periudhë kohore brenda 4 viteve”, tha ai.
Haliti gjithashtu tha se ato para ata i kishin harxhuar duke shëtitur e bërë qejf se bashku me B.P.
“Të gjitha paratë i kemi harxhuar rrugëve, restoranteve, muzikave për plotësim të dëshirave tona në Shqipëri e Maqedoni”, deklaroi Halit Bajraktari.
I akuzuari gjithashtu e përmendi edhe restorantin që ai e kishte pasur më herët, por të cilin e kishte mbyllur pas dy muajsh.
“Këtë restorant e kam pasur në emrin tim. Unë e kam paguar këtë restorant në shumën 4 mijë euro për një vit. Kam qenë pronar por brenda dy muajve e kam mbyllur qëllimisht sepse aty kish pas qenë vend i pistë, restorant me shumë probleme, me punë të pista”, tha i akuzuari Bajraktari.
Halit Bajraktari deklaroi se në ditën kur kishte ndodhur ngjarja ai kishte qenë 50 metra larg nga shtëpia dhe më pas kishin ardhur dhe e kishin njoftuar anëtaret e shtëpisë se çfarë kishte ndodhur dhe se ai nuk e kishte parë B.P. pasi që vëllezërit e tij e kishin dërguar në spital shtetasin slloven. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City