LAJMI I FUNDIT:

Ligjet për pezullim të testimit ekstern me procedurë të shkurtuar në Kuvendin e Maqedonisë

Ligjet për pezullim të testimit ekstern me procedurë të shkurtuar në Kuvendin e Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, sot me 66 vota pro dhe asnjë kundër e votoi Propozim vendimin për zgjedhje të kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në komisionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në këtë seancë me procedurë të shkurtuar janë propozuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor, me të cilin zgjedhjet lokale parashikohet të mbahen në gjysmën e parë të tetorit të këtij viti, si dhe ndryshimet ligjore për pezullim të testimit ekstern në shkollat fillore dhe të mesme, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Propozimi ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor, me procedurë të shkurtuar, të parashtruar nga Oliver Spasovski, Ejup Alimi, Afrim Gashi, Vesel Memedi dhe Ilija Dimovski, siç elaborojnë propozuesit është me qëllim të tejkalimit të situatës në Republikën e Maqedonisë për shkak të mosmbajtjes së zgjedhjeve lokale në maj të vitit 2017 dhe propozimi që zgjedhjet për anëtarë të këshillave dhe për kryetarë komunash të mbahen në gjysmën e parë të tetorit.

Talat Xhaferi tha se, seanca do të vazhdojë kur do të krijohen kushte për shqyrtimin e saj dhe pasi që do t’i njoftojnë komisionet se i kanë shqyrtuar me procedurë dhe me procedurë të parashikuar me ligj.

Në seancën e sotme u janë verifikuar mandatet e deputetëve Nevenka Stamenkovska, Nikica Korubin, Miroslav Jovanoviq, Sllavica Shumanski Miteva, Sashko Atanasov, Liljana Popovska dhe Beti Rabaxhievska Naumovska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
35 vjet burgim për katër të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares

35 vjet burgim për katër të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Drejtësi
Kurti udhëton për në Turqi, do të takohet me presidentin Erdogan

Kurti udhëton për në Turqi, do të takohet me presidentin Erdogan

Lajme
Hapja e Urës së Ibrit pritet të diskutohet në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut

Hapja e Urës së Ibrit pritet të diskutohet në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut

Elfije Boletini
Surroi për letrën e Gërvallës: E gabuar, në kohë të gabuar, me përmbajtje të gabuar

Surroi për letrën e Gërvallës: E gabuar, në kohë të gabuar, me përmbajtje të gabuar

Lajme
Vdes një shtetas i huaj në Kosovë, trupi i viktimës dërgohet për obduksion

Vdes një shtetas i huaj në Kosovë, trupi i viktimës dërgohet për obduksion

Kronika e Zezë
Palestinezi dhunon dhe godet me thikë shqiptaren në Athinë, 33-vjeçarja gjendet e lidhur dhe e gjakosur nga policia

Palestinezi dhunon dhe godet me thikë shqiptaren në Athinë, 33-vjeçarja gjendet e lidhur dhe e gjakosur nga policia

Lajme
Kalo në kategori