LAJMI I FUNDIT:

Sa e dëmton ri-startimi i dhunshëm kompjuterin tuaj?

Sa e dëmton ri-startimi i dhunshëm kompjuterin tuaj?

Është vështirë të gjendet një përdorues të kompjuterëve, i cili nuk ka qenë i detyruar për një moment që “ta ngrijë” kompjuterin duke shtypur gjatë butonin për shkyçje. Por, sa e dëmton kjo pajisjen tuaj?

Përgjigjja nuk është e thjeshtë, pasi dëmi nga një ri-startim i tillë, i njohur si cold reboot, hard reboot nuk mund të sjellë dëmtime. Para se gjithash, është e qartë se përdoruesi i kompjuterit në këto rrethana nuk ka shumë zgjedhje, por opsioni i heqjes së kabllos nga pajisja assesi nuk rekomandohet.


Kompjuterët e sotëm duhet të jenë të sigurt edhe për hard reboot nga edicionet e kaluara dhe në përgjithësi është shumë pak e besueshme se mund të vjen deri te dëmtimi. Çfarë ndodh në përgjithësi me kompjuterin kur ai duhet te resetohet në këtë mënyrë dhe pse mund të bëhet një gjë e tillë?

Zakonisht resetimi, i cili mund të kërkohet nga sistemi quhet soft reboot, dhe jep kohë që sistemi operativ të shuajë aplikacionet dhe proceset e lansuara në fillim, të dërgojë sinjal në pllakën amë që të fillojë ri-startimin. Pas kësaj, pllaka amë dërgon sinjal që sistemi sërish të ngritet.  Me rastin e hard reboot gjërat janë më ndryshe, transmeton KosovaPress.

Përdoruesi duke shtypur dhe mbajtur gjatë butonin për lëshimin/fikjen e kompjuterit nis procesin e zbrazjes të të gjitha komponentëve, të cilët shërbehen me energji elektrike, dhe kur ky proces të ketë përfunduar, të gjitha pjesët e kompjuterit mbeten pa të.

Pra, ri-startimi duke mbajtur gjatë shtypur butonin nuk sjell kurrfarë pasojash të tmerrshme

Në trend Teknologji

Më shumë
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Qeni robot bëhet me gëzof

Qeni robot bëhet me gëzof

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Kalo në kategori