LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe me spot kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës (Video)

Lista Serbe me spot kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës (Video)

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, garon dhe Lista Serbe e cila së fundi ka realizuar dhe spotin zyrtar të saj.

Në përshkrimin e spotit thuhet se kjo listë ka qëllim mbrojtjen e interesave vitale, ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe ekonomike të popullit serb në Kosovë.


Por, ajo çfarë shihet në këtë video-spot të publikuar në youtube, është se Lista Serbe për mandatin ardhshëm siguron serbët, se nuk do lejojë themelimin e Ushtrisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.