LAJMI I FUNDIT:

Dauti: PDSH do ta mbështes qeverinë e re të Maqedonisë në të mirë të qytetarëve

Dauti: PDSH do ta mbështes qeverinë e re të Maqedonisë në të mirë të qytetarëve

Deputeti i PDSH-së, Bardhyl Dauti ka dalë me ndërhyrje procedurale në foltoren e Kuvendit duke thënë se BDI nuk e legjitimon qeverinë e re se nuk i ka shumicën e votave të shqiptarëve. Por, partia e tij do të mbështes këtë qeveri, për nevoja të qytetarëve shqiptarë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Uroj të gjithë besimtarët për Ramazanin. Kjo shumicë parlamentare është legjitime. Qeveria nuk është legjitime. BDI është humbëse e zgjedhjeve dhe kjo nuk na jep garanca për udhëheqje të denjë. BDI nuk i përmbush kërkesat e qytetarëve shqiptarë. PDSH do të mbështes çdo proces që do ta çojë shtetin përpara.”