LAJMI I FUNDIT:

Pse zgjodhi Haradinaj të nisë fushatën nga QKUK?

Pse zgjodhi Haradinaj të nisë fushatën nga QKUK?

Kandidati për Kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj fushatën zgjedhore e ka nisur zyrtarisht nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Haradinaj tha se dëshira e tij për të hapur fushatën nga QKUK është sepse shëndetësia në Kosovë duhet të trajtohet me emergjencë.

“Ne me emergjencë do ta trajtojmë shëndetësinë.  Jam betuar që do ta marrë seriozisht shëndetësinë në vendin tonë”, tha Haradinaj.


“Do ta përmbyllim në tërësi sistemin shëndetësor, s’do të mbetet më asnjë qytetarë i rrezikuar nga shëndeti, dëshirojmë që të gjitha problemet shëndetësore qytetari të gjejë zgjidhje në vend”.

“Ne kemi obligim me vendos shtetin ligjor sepse është parakusht për jetë, fokusi do të jetë i vërtetë, shëndetësia është prioritet, është emergjencë për Kosovën. S’do të lejojmë që qytetari ynë do të jetë i rrezikuar”.

“Ne do të vazhdojmë me komunikime të tilla, por porosia jonë e përbashkët e PDK-AAK-Nisma, është fillimi i ri, koha e ‘Fillimit të Ri’, fillimi i ri në të gjitha termat e qeverisjes, një qeverisje e mirë, dhe një mundësi reale e Kosovës me dalë nga gjendja e rëndë e Kosovës që shihet në të gjithë sektorët”, tha Haradinaj. /Klan Kosova/

Në trend

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Kalo në kategori