LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova e Prishtina janë koritur me “Kodrën e Trimave”

Haradinaj: Kosova e Prishtina janë koritur me “Kodrën e Trimave”

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka folur fjalë të mëdha për lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet ku edhe po takohet me qytetarë të shumtë.

“Unë kam dëgjuar si fëmijë, për këtë vend, për ‘Kodrën e Trimave’, qysh e kanë pasur tmerr të kalojnë dhe nuk kanë mundur të shëtisin në këtë lagje. Në vitet e 90-ta e kemi ditur që është një zonë që e bëjnë ligjin vet, që s’ka marrë vesh as për gjendje të jashtëzakonshme, ka bërë rregullin dhe rendin e vet, besën që i ka dhënë Rugova, e ka mbajtur me nder”, tha Haradinaj.

“Puna juaj, e kësaj lagje, e heronjve që dikur kanë gjetur strehë e përkrahje, ka bërë që një ditë populli kur e merr armën, kur fillon lufta për liri, askush të mos ketë dilema, është mundi juaj që e ka forcuar Kosovën”.


Sipas Haradinajt, Kosova e as Prishtina nuk ka bërë sa duhet për këtë lagje të kryeqytetit kosovar.

“Rruga ime e jetës nuk po them se është e njëjte me ju, por edhe mua më ka sfiduar jeta herët,  besoni që jam sjellë me respekt për këtë Lagje, nuk e kam thënë këtë vetëm kur jam para jush, e as vetëm në fushatë, e kam thënë që Kosova e Prishtina është koritur me Kodrën e Trimave vazhdimisht”.

“Ka probleme, që nga infrastruktura sportive, rrugore, mungesë e planit për zhvillimin e kësaj zone”, tha Haradinaj./Klan Kosova/