LAJMI I FUNDIT:

Armend Ibrahimi zyrtarisht në PDK

Armend Ibrahimi zyrtarisht në PDK

Ish-kryetari i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Ibrahimi, sot i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Ibrahimi veç kryetar i Forumit Rinor, ishte edhe këshilltar i kryeministrit në largim, Isa Mustafa.

Lajmin për kalimin e Ibrahimi në PDK e ka bërë të ditur, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.


“Vendimi i Armend Ibrahimit për t’u bërë pjesë e Fillimit të Ri është inkurajues edhe për shumë të rinj që besojnë në lidershipin e guximshëm të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook.