LAJMI I FUNDIT:

Ali Berisha: Kosova ka nevojë urgjente për shëndetësi të shëndoshë

Ali Berisha: Kosova ka nevojë urgjente për shëndetësi të shëndoshë

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ali Berisha ka thënë se Kosova ka nevojë për shëndetësi të shëndoshë.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se qeveria Haradinaj do të jetë i fuqishëm i Armatës së mantelbardhëve.


“Mbështetja nuk do të mungojë. Mbështetja do të bazohet në vendime të mëdha e të guximshme”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

KOSOVA KA NEVOJË URGJENTE PËR SHËNDETËSI TË SHËNDOSHË
Miq, sot bashkë me liderin dhe kandidatin për Kryeministër, z.Ramush Haradinaj qëndruam për vizitë në Dekanantin e
Fakultetit të Mjekësisë me çrast u informuam nga afër me realitetin e këtushëm nga Dekanja, Prof. Dr. Suzana Manxhuka-Kërliu.
Shëndetësi do të thotë shëndet – Shëndet do të thotë jetë, andaj sistemi shëndetësor nuk menaxhohet me punë dhe projekte sipërfaqësore, ato janë infuzione të rrezikshme fal të cilave sot jemi ku jemi. Keq!
Përmirësimet duhet nisur nga themeli dhe në këtë kuadër bashkë me z. Haradinaj e filluam nga Fakulteti i Mjekësisë, vendi ku merret dija, vendi prej nga dalin kuadrot.
Kosova ka njerëz të mirë, Kosova ka student të mirë, Kosova ka mjek të mirë që po na i kërkon Bota. Tani Kosova do të ketë edhe menaxherë të mirë.
Qeveria Haradinaj do të jetë aleat i fuqishëm i Armatës së mantelbardhëve. Mbështetja nuk do të mungojë. Mbështetja do të bazohet në vendime të mëdha e të guximshme.
Shëndetësinë do ta nxjerrim në binar;
1. Pacientët nuk do të na vdesin në korridoret spitalore të vendit.
2. Kuadrot e shkolluar, maestrot e dëshmuar nuk do ti lëmë të na ikin. Ata janë yje.
3. Studentët e Mjekësisë do ti stimulojmë. Me ta do mirremi me ta që nga prova e parë, që nga aplikimi, nga regjistrimi i tyre fer. Nuk do të ketë më pazar me regjistrimin e tyre. Nuk po flasim për treg automjetesh. Të tillë i ka konsideruar Kosova deri më sot. Tash e tutje do ta ketë përparësinë dija dhe rezultati i tyre.
4. Higjiena në spitalet dhe klinikat tona, nisur nga QKUK, do përmirësohet fillimisht në dy kritere; Urgjent do ofrohen kushte pune për mirëmbajtje dhe me automatizëm do fillojnë ndëshkimet për mos mirëmbajtje. Popullata, pacientët, familjarët e pacianetëve do ta dijnë a janë në Klinikë – spital apo stacion autobusësh. Këtë mundësi dallimido tua ofrojmë menjëherë.
5. Shërbimet mjekësore do ti kemi në nivel të detyrës.
Edhe ditëve në vazhdim, bashkë me z. Haradinaj nuk do të ndalemi së evidentuari prioritetet emergjente në sistemin shëndetësorë të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori