LAJMI I FUNDIT:

Prokurori Kujtim Munishi caktohet udhëheqës i Departamentit të Krimeve të Rënda

Prokurori Kujtim Munishi caktohet udhëheqës i Departamentit të Krimeve të Rënda

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e radhës të hënën miratoi raportin e koordinatorit kombëtar për luftimin e krimit ekonomik për periudhën janar-mars 2017.

Anëtarët e KPK-së aprovuan edhe pikën për procedurat standarde të veprimit për ngritjen e efikasitetit në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, i cili synon ngritjen e efikasitetit për trajtimin e rasteve të dhunës në familje gjatë procedimit të këtyre rasteve në prokurori.

Gjithashtu, anëtarët e KPK-së shqyrtuan dhe aprovuan Rregulloren për Klasifikimin e Informacioneve të sistemit prokurorial, Rregulloren e cila ka për qëllim të përcaktojë organizimin  e punës dhe përgjegjësitë e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, si komision i përhershëm i Këshillit Prokurorial.


Kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Reshat Millaku, për vazhdimin e transferimit të Prokurorit, Abdurrahim Islami edhe për gjashtë muaj e aprovuan anëtarët e Këshillit Prokurorial.

Po ashtu, anëtarët e KPK-së aprovuan kërkesën e koordinatores nacionale për zgjedhje, Laura Pula, për kompensimin e prokurorëve dhe stafit mbështetës për angazhimin e tyre në ditën e zgjedhjeve të 11 qershorit 2017.

Si pikë e fundit e rendit të ditës që shqyrtuan dhe aprovuan anëtarët e KPK-së, ishte kërkesa e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, që për udhëheqës të Departamentit të Krimeve të Rënda, të caktohet prokurori Kujtim Munishi.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori