LAJMI I FUNDIT:

Faktet që duhet t’i dini për lidhjen e Ilary Blasit dhe Francesco Tottit (Foto/Video)

Faktet që duhet t’i dini për lidhjen e Ilary Blasit dhe Francesco Tottit (Foto/Video)

Më 28 maj, Francesco Totti – futbollisti më i madh në histori të Romës – zhvilloi ndeshjen e tij të fundit për Giallorossët në moshë 40 vjeçare. Pos tij, në media është shkruar edhe për gruan e tij, Ilary Blasi, e cila është personi që do të duhet ta ngushëllojë ikonën e futbollit italian.

Totti dhe Ilary janë në lidhje që nga viti 2003, ndërsa u martuan në vitin 2005 në Santa Maria në Aracoeli. Ata i kanë së bashku tre fëmijë, një djalë dhe dy vajza.

Ilary Blasi, ngushëllimi i Tottit pas largimit nga Roma (Foto)
Lexo po ashtu Ilary Blasi, ngushëllimi i Tottit pas largimit nga Roma (Foto)

Pas lamtumirës së kapitenit legjendar nga klubi, mediat i kanë renditur katër gjëra që i ka thënë apo që duhet ditur për gruan e tij dhe lidhjen e tyre.


Blasi thotë se në martesën e saj “seksi është i rëndësishëm”

Në disa raste, futbollisti i ka festuar golat me dedikim ndaj gruas së tij me mbishkrimin: “Ti je gjithmonë unike”, ndërsa në ditëlindjen e Ilaryt këtë vit, Totti i bëri një shkrim romantik. Nga ana tjetër, gruaja e tij e konsideron seksin si shumë të rëndësishëm në lidhjen e tyre. Madje edhe festimi i veçantë i Tottit me thithjen e gishtit ka të bëjë me një shprehi të keqe të gruas së tij, të cilën ai e ka mbajtur sekrete, porse ka vazhduar ta ngacmojë gruan.

https://www.youtube.com/watch?v=nOS0E6STkS8

Blasi është në ekranin italian që si fëmijë

Njësoj si burri i saj, edhe Ilary është fëmijë i Romës. Fillet e saja në botën e argëtimit ishin qëkur nevojitej një vajzë bionde për një reklamë, kur ishte e vogël dhe e fitoi rolin. Duke u rritur, ajo nisi të merrej me modelizëm, madje ka pozuar edhe nudo. Në vitin 1998 (si 17 vjeçe) konkurroi në ‘Miss Italia’, por nuk fitoi.

Që atëherë, Blasi ka drejtuar disa emisione televizive në vendlindje, por edhe në MTV.

Ilary ka konkurruar në ‘Miss Italia’ dhe ka pozuar nudo (Getty)

Martesa e çiftit u transmetua drejtpërdrejtë në Televizionin Italian, përfitimet u dhuruan për bamirësi
u martuan në Santa Maria në Aracoeli, ndërsa e gjitha martesa e tyre u transmetua drejtpërdrejtë në televizion. Fitimet nga evenimenti u ndanë për qëllime bamirëse. Legjenda tjetër e Romës, Bruno Conti, ishte ndër të pranishmit, po ashtu mysafir ishte edhe Antonio Cassano. Zyrtarizimin e bëri kryebashkiaku i atëhershëm i kryeqytetit italian, Walter Veltroni. Natyrisht, që jashtë Tottin e pritën tifozët e Romës me një baner që shkruante: “Krenaria e Romës”.

https://www.youtube.com/watch?v=tS88wkybkkE

Blasi ka thënë se nuk është e sigurt se si do të jetë me Tottin në shtëpi gjatë gjithë kohës
Biondja ka rrëfyer për Gazzetta Dello Sport se nuk e di se si do të shkojnë gjërat tash kur burri i saj do të jetë vazhdimisht në shtëpi.

Familja e Tottit në lamtumirën e tij (Instagram)

Madje i ka thënë gazetarit se nuk e di se si do të veprojë, porse do ta gjejnë një mënyrë. /Telegrafi/

Çifti i famshëm italian (Getty)

Në trend Magazina

Më shumë
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Rita Ora shkëlqen me paraqitjen në imazhet e fundit, ndërsa vazhdon të promovojë brendin e saj të produkteve për flokë

Rita Ora shkëlqen me paraqitjen në imazhet e fundit, ndërsa vazhdon të promovojë brendin e saj të produkteve për flokë

Magazina
Kalo në kategori