LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Më 11 qershor qytetarët do t’i thonë po Fillimit të Ri

Veseli: Më 11 qershor qytetarët do t’i thonë po Fillimit të Ri

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në takim me qytetarë të Klinës, tha se kudo që po shkon po e sheh një entuziazëm për një Kosovë me të mirë, evropiane.

Ai tha se më 11 qershor vetëm do t’i thonë po Fillimit të Ri, që për katër vite të punojnë për një Kosovë me perspektivë.


Kreu i PDK-së tha se kanë humbur tri vjet duke u marrë me çështje të kota në vend se të merren me ekonomi.

Sipas tij, opozita për tri vjet gati i qorruan me gurë e gaz lotsjellës, derisa disa tjerë ishin të paguximshëm për vendimmarrje.

Veseli shtoi se fillimi i ri ka lindur pikërisht nga takimi me mijëra qytetarë.

Sipas Veselit, 60 mijë vende të reja të punës mund të krijohen vetëm nga bizneset ekzistuese duke i mbështetur ato.

Ripërsëriti se nuk mund të ecin përpara nëse 50 përqind e qytetarëve nuk iu jep mundësi, e ato janë gratë.

Ai ka premtuar poashtu edhe 25 % rritje të pensioneve, derisa 30 % rritje të pagave në sektorin publik.

Veseli ritheksoi se koalicioni nuk është kundër askujt por për qytetarët dhe Kosovën perëndimore.

Ndërsa, kryetari PDK-së në Klinë, Sokol Bashota tha se 11 qershori do t’i hap shtigje të reja vendit me platformen e Fillimit të Ri.

Ai tha se PDK në Klinë ka fituar qe dhjetë vite rresht, e fituese në gjithë Kosovën do të jetë edhe më 11 qershor.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori