LAJMI I FUNDIT:

STOP RREZIKUT nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

STOP RREZIKUT nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

Ushqimi i përgatitur, i zier duhet të qëndrojë i ngrohtë deri në servirim, apo mund ta ftohni shpejt dhe t’i bëni gati enët e përshtatshme, të cilat i ruajnë dhe nuk i prishin cilësitë e ushqimeve. 

Me rastin e gatimit të mishit të pulës, mishit të viçit, mishit të grirë, bërxollat dhe suxhukun, është me rëndësi që të siguroheni që pjesa e tyre e brendshme të arrijë temperaturën deri në 70 gradë Celsius në së paku 2 minuta, transmeton Telegrafi.

Koha më e shkurtër e nevojshme për përpunim të përshtatshëm termik të mishit është:


▪ 60 gradë Celsius – 45 minuta
▪ 65 gradë Celsius – 10 minuta
▪ 70 gradë Celsius – 2 minuta
▪ 75 gradë Celsius – 30 sekonda
▪ 80 gradë Celsius – 6 sekonda

Mishi i viçit jo mjaft i zier apo mishi i pulës mund akoma të bartin mikroorganizma të dëmshëm.

Prandaj është me rëndësi që të kontrolloni ngjyrën e mishit në brendësi, a i kanë lëngjet me gjak pas përpunimit termik.

Shenjat e helmimit me ushqim mund të paraqiten edhe 72 orë pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar.

Fëmijët e vegjël janë më të ndjeshëm ndaj këtij problemi, por edhe shtatzënat dhe njerëzit me imunitet të dobët. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori