Këngëtarja e njohur Dhurata Ahmetaj ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “D”.
Në një intervistë të dhënë ditë më parë për Telegrafin, Ahmetaj ka rrëfyer për punën rreth kësaj kënge dhe bashkëpunëtorët me të cilët ka punuar këtë radhë.
“Normalisht që një projekt muzikor do përkushtim të madh deri në ditën e lansimit, por gjithçka bëhet më e lehtë kur punon me njerëzit e duhur. Kënga është krijim i Yll Limanit dhe studios Room6”, tha Dhurata.
E pyetur nëse kënga trajton ndonjë histori nga jeta personale, këngëtarja u shpreh kështu: “Secila këngë ka diçka nga jeta reale, por nuk do të thotë që është jeta ime reale nëpër këngët e mija”.
Në klip këtë herë ajo vjen mjaft provokuese, ndërsa për Telegrafin Dhurata zbulon se pas këngës “D”, beson se do të ketë diçka të re edhe për muajt e verës.
“Kam punuar me shumë dashuri dhe vullnet të mirë dhe gjithçka që bëhet me dashuri është e bukur, pritshmëria ime është që të pëlqehet nga përkrahësit e mi çdo lansim i imi. Dhe sigurisht që do të ketë dhe diçka të re edhe për muajt e nxehtë”, përfundon Ahmetaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin - ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Roza Lati largohet nga Big Brother VIP Albania
Erjola Doçi eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron