LAJMI I FUNDIT:

LDK: Thaçi të heqë dorë nga turneu i tij parazgjedhor nëpër shkolla 

LDK: Thaçi të heqë dorë nga turneu i tij parazgjedhor nëpër shkolla 

Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se nisja e turneut të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nëpër shkolla të ndryshme, gjoja për t’i vizituar nxënësit dhe mësimdhënësit, janë përpjekje e tij për t’i dalë në ndihmë fushatës së koalicionit të mesnatës, për krijimin e të cilit, një rol të rëndësishëm ka luajtur ai.

Sipas LDK-së, praktikat e mëhershme të trajtimit të padinjitetshëm të mësimdhënësve nëpër fushata zgjedhore, sikur rasti në balotazhin për kryetar të Komunës së Drenasit, të aplikuara nga Thaçi, kanë dëmtuar reputacionin e institucionit të Presidentit të Republikës.

“Për të mos e degraduar tërësisht këtë institucion, i kërkojmë Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të heqë dorë nga turneu i tij parazgjedhor nëpër shkollat e Kosovës. Këtë kërkesë e bëjmë për të evituar shkeljen kushtetuese, të cilën do të ishim të detyruar ta adresonim”, thuhet në reagim.


“Duke e parë humbjen e sigurt të koalicionit të mesnatës, Thaçi po përpiqet që të ndryshojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës, për të ç’kapur shtetin dhe institucionet. Kjo nuk është hera e parë që Thaçi ndërhynë tek institucionet e pavarura për t’i krijuar favore partisë së tij – PDK-së. Thaçi ka qenë pengesa kryesore gjatë procesit të ç’kapjes së Doganave të Kosovës, duke ndërhyrë drejtpërdrejt në procesin e zgjedhjes së drejtorit. Qytetarët e Kosovës e dinë se pas çkapjes së Doganave dhe Administratës Tatimore nga Qeveria e drejtuar nga LDK, të hyrat në arkën e shtetit u shtuan 400 milionë euro. Këto mjete edhe më parë kanë mundur të inkasohen po të kishte vullnet politik”, thuhet në reagim

Sipas LDK-së, më shumë sesa për fushatën e tij mbështetëse ndaj koalicionit të mesnatës, mësimdhënësit kanë nevojë të përqendrohen në përmbylljen me sukses të vitit shkollor.

“Duke qenë të përkushtuar për ta mbështetur reformimin dhe forcimin e sistemit arsimor, të degraduar nën menaxhimin e Thaçit si ish-kryeministër dhe bashkëpartiakëve të tij në koalicionin e mesnatës, ne u bëjmë thirrje të gjithë garuesve në këto zgjedhje ta lënë arsimin dhe mësimdhënësit të qetë nga diktatet partiake.  Ne ju bëjmë thirrje oponentëve tanë politikë, duke përfshirë edhe Thaçi si i rreshtuar kah koalicioni i mesnatës, që të mos keqpërdorin taksat e qytetarëve për qëllime elektorale. Në programin tonë për arsimin, ne ofrojmë zgjidhjen për rritjen e cilësisë së arsimit dhe garantojmë se rezultatet e testit PISA do t’i takojnë të kaluarës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori