LAJMI I FUNDIT:

Tërnava bën thirrje për fushatë të qetë dhe dinjitoze

Tërnava bën thirrje për fushatë të qetë dhe dinjitoze

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka bërë thirrje që të zhvillohet një fushatë dinjitoze të përgjegjshme dhe të qytetëruar.

Tërnava një ditë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit u lut që nga  procesi zgjedhor të dalin më unik dhe më të konsoliduar institucionalisht.


“Urojmë dhe shpresojmë që gjatë këtij muaji të rahmetit e mëshirës, spektri ynë politik pjesëmarrës në zgjedhje do të zhvillojë një fushatë dinjitoze, të përgjegjshme, të qytetëruar”, shtoi myftiu Tërnava.

Tërnava sot i është drejtuar besimtarëve islam për t’ua uruar muajin e Ramazanit që fillon të shtunën, më 27 maj. /Telegrafi/