LAJMI I FUNDIT:

Pas 23 vitesh, në Itali kapet dhe ekstradohet i dënuari për vrasje në Maqedoni

Pas 23 vitesh, në Itali kapet dhe ekstradohet i dënuari për vrasje në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bën të ditur se në muajin e kaluar është ekstraduar shtetasi i Maqedonisë, D.M, nga Italia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

MPB-ja sqaron se për t’u realizuar gjetja dhe ekstradimi i tij, janë dashur plot 23 vite, e një muaj, e 14 ditë.

I dënuari D.M, bashkë me S.Gj, në janar të vitit 1989 kanë kryer vrasje mizore të personit Zh.K. Pasi që e kanë mashtruar, e kanë mbytur me sëpatë, më pastaj trupin e të vdekurit e kanë copëtuar.


Në qershor të vitit 1989, Gjykata e Qarkut në Manastir i ka dënuar D.M me 15 vite burg, si edhe S.Gj me 12 vite burg. Në vitin 1994, D.M e ka shfrytëzuar pushimin e fundjavës dhe ka ikur nga Burgu i Idrizovës.

Në nëntor të vitit 2015 u gjet D.M pas fletarrestit ndërkombëtar të shpallur në vitin 1994. Ai është kthyer në Maqedoni për ta përfunduar vuajtjen e burgut, ashtu siç është dënuar më 1989./Telegrafi/