LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Krijimi i vendeve të reja të punës është heroizëm

Hoti: Krijimi i vendeve të reja të punës është heroizëm

Kandidatit për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të enjten në Prizren se zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës është heroizëm.

“Kjo është arsyeja pse ne i kemi dhënë prioritet zhvillimit dhe punësimit. Krahas kësaj do të zhvillojmë luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit. Vetëm një shoqëri që sundon ligji krijohen parakushte për zhvillim, punësim dhe jetë më të mirë për qytetarët”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se me pakon e kaluar fiskale janë gjeneruar 41 mijë vende të reja të punës, ndërsa me pakon e dytë e cila është e finalizuar, do të krijohen edhe 40 mijë vende të reja të punës në dy vitet e ardhshme të qeverisjes.


Ministri i Financave ka thënë se prioriteti Qeverisë në dy vitet e shkuara ka qenë lehtësimi i barrës fiskale për bizneset, të cilat kanë përfituar lehtësira tatimore në vlerë 50 milionë euro.

Hoti ka garantuar se si kryeministër i ardhshëm i vendit prodhimi vendor do të jetë prioritet në agjendën e shtetit.

“Kam filluar të mbledhë rreth vetes njerëz me potenciale të mëdha që mund ta zhvillojnë dhe ta çojnë vendin përpara. Sikur në të kaluarën do të jemi të pakompromis për luftimin e krimit dhe korrupsionit, të cilat e kanë frenuar zhvillimin”, ka thënë kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti.

Ai u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve pa dallim, që t’i bashkohen projektit të LDK-së dhe partnerëve të saj, për ta zhvilluar Kosovën dhe për ta bërë një vend evropian.

Hoti ka lavdëruar komunitetin e biznesit në Prizren, për punën e tyre profesionale që po gjeneron të ardhura, taksa për shtetin dhe vende pune për qytetarët.

Pronari i kompanisë Meka, Burim Piraj e ka quajtur Avdullh Hotin një njeri revolucionar për shkak që ishte gjithmonë në krah të bizneset duke marrë parasysh kërkesat e tyre. “Gjatë kohës që ishte ministër, Hoti miratoi pakon fiskale që ndihmojë shumë bizneset në Kosovë. Ne kërkojmë që të aplikohet sa më shpejt edhe pakoja e dytë që ai tani e ka finalizuar”, ka thënë Piraj.

Alajdin Fusha nga kompania “Abi” e ka falënderoi ministrin Hoti për përkrahjen që ai u bëri atyre gjatë kohës sa ishte ministër i Financave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori