LAJMI I FUNDIT:

Merkel dëshiron takim kokë më kokë me Erdoganin

Merkel dëshiron takim kokë më kokë me Erdoganin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel shpreson të ketë nesër në Bruksel një takim kokë më kokë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e samitit të Aleancës Atlantike.

“Është e mundur që një takim me presidentin turk Erdogan të zhvillohet në kuadër të samitit”, deklaroi zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert në një konferencë shtypi.


”Nëse ky takim kokë më kokë do të konfirmohet, ka një numër çështjesh të aktualitetit që kancelarja dëshiron të ndalet, veçanërisht të drejtën e vizitës së parlamentarëve gjermanë tek ushtarët tanë”, shtoi zëdhënësi i Merkelit.

Pa shpjegime zyrtare, Ankaraja ndaloi javën e kaluar deputetët gjermanë të shkonin në bazën turke të Incirlikut, ku ndodhen ushtarët gjermanë për të marrë pjesë në operacionet e koalicionit ndërkombëtar kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik.

Në rast të takimit mes Angela Merkel dhe Recep Tayyip Erdogan theksoi Seibert, do të diskutohet gjithashtu për çështjen e gazetarëve të burgosur, mes të cilëve korrespondenti gjermano-turk, Deniz Yucel dhe gazatarja gjermane, Mesale Tolu.

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori