LAJMI I FUNDIT:

Spalleti pritet të prezantohet të hënën te Interi

Spalleti pritet të prezantohet të hënën te Interi

Luciano Spalleti duket se do të jetë trajneri që Interi do t’i besojë projektin e ngritjes së klubit.

Vendimi është marrë pas një takimi mes Sabatinit, Ausilios dhe Steven Zhang dhe klubi zikaltër ka gati një kontratë tre vjeçarë për teknikun, me një pagesë prej 4 milionë eurosh në sezon.

Zyrtarizimi i Spalletit pritet të bëhet ditën e hënë, për të pritur përfundimin e kampionatit. Gjithsesi arsyeja e vërtetë e caktimit të së hënës si datë zyrtarizimi, duket se lidhet me Antonio Conten. Ky i fundit do të luajë ndeshjen e fundit sezonale me Chelsean, finalen e FA Cup ndaj Arsenal, të shtunën dhe te Inter kanë mbetur akoma një fije shpresë për një përgjigje pozitive të tij.


Gjithsesi, Spalleti duket se nuk do të vijë vetëm nga kryeqyteti, pasi ka edhe një listë me futbollistë aktualë të Romës, që dëshiron t’i marrë me vete.

Nainggolan qëndron në krye të listës së dëshirave të Spalletit dhe drejtuesve zikaltër, por nëse nuk arrihet te belgu, do të tentohet holandezi Strootman.

Në mbrojtje synohet greku Kostas Manolas, por dëshira e Spalletit duket se është Antonio Rudiger, i cili është shumë i fortë fizikisht dhe mund të aktivizohet si në qendër, ashtu edhe në krahët e mbrojtjes.

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

La Liga
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Futbollistët e Kosovës nisen për në Qipro, mungojnë treshja e madhe e Dardanëve

Futbollistët e Kosovës nisen për në Qipro, mungojnë treshja e madhe e Dardanëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori