LAJMI I FUNDIT:

Telekomi dhe Z Mobile, sot nënshkruajnë marrëveshje pas vendimit të Arbitrazhit

Telekomi dhe Z Mobile, sot nënshkruajnë marrëveshje pas vendimit të Arbitrazhit

Telekomi i Kosovës, ka njoftuar se sot do të nënshkruhet marrëveshja e mirëkuptimit në mes të Drejtorit Menaxhues të Tekomit Agron Mustafa dhe pronarit të Z Mobile, Blerim Devolli, lidhur me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit, shkruan Telegrafi.

“Ju ftojmë në konferencën për media të Drejtorit Menaxhues të Telekomit të Kosovës, z. Agron Mustafa dhe pronarit të Dardafon (Z-Mobile) z. Blerim Devolli që do të mbahet, sot, e mërkurë, me datë 24 maj 2017, në ora 11:00, në ndërtesën kryesore të Telekomit të Kosovës/Valës, ku do të nënshkruhet marrëveshja e mirëkuptimit pas vendimit të Arbitrazhit”, thekson njoftimi i Telekomit të Kosovës për media. /Telegrafi/