LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një person i vdekur në Suharekë

Gjendet një person i vdekur në Suharekë
Një mashkull i moshës 76 vjeç është gjetur pa shenja jete dhe me plagë të marra në kokë sot, gjatë orëve të pasditës, në afërsi të fshatit Sallagrazhdë të Suharekës.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Policia e Suharekës ka marrë një informacion se rreth 16:40 një person është gjetur pa shenja jete i shtrirë në rrugë i moshës diku rreth 76 vjeçar, me këtë rast është njoftuar ekipi i emergjencës, ekipi së bashku me mjekun  kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar edhe vdekjen e tij”, ka thënë Gashi.


Gjithashtu, sipas Gashit, personi që ka ndërruar jetë posedonte me vete një kosë dhe kishte plagë në pjesën e kokës përderisa  nuk dihen detajet dhe hetimet janë duke vazhduar nga Policia e Kosovës.

“Sipas raportit të parë bëhet e ditur se personi në fjalë ka pas një kosë me veti dhe janë vërejtur plagë të marra në kokë. Dyshohet se ka qenë duke shkuar në arë, dhe fillimisht theksohet të jetë vdekje e dyshimtë. Hetimet janë duke vazhduar edhe pse është herët të flitet rreth motiveve apo diçka të ngjashme”, ka përfunduar Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori