LAJMI I FUNDIT:

Shilegov: Askush nuk do të amnistohet për trazirat në Kuvend

Shilegov: Askush nuk do të amnistohet për trazirat në Kuvend

Maqedonia nuk do të jetë shtet juridik derisa në tërësi nuk ndriçohet sulmi i organizuar në Kuvend, theksojnë nga LSDM dhe shtojnë se askush nuk do të amnistohet nga përgjegjësia pa dallim nëse është deputet, polic, pjesëtar i ARM-së, gjykatës, prokuror apo qytetar i zakonshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Xhirimet e djeshme nga kamerat e sigurisë në hollin e Kuvendit e dëshmuan pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të OBRM-PDUKM-së në tentimin për organizim të rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe tentim për vrasje të disa deputetëve. Xhirimet janë dëshmi kyçe se Nikolla Gruevski gënjen. Edhe pse vazhdimisht pohonte se partia e tij nuk k asgjë me sulmin në Kuvend, në xhirimet nga kamerat vëzhguese shihet qartë se së paku gjashtë deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe një deputet i kolaicionit të tyre, e ndohmojnë dhe e nxisin grupin në kryerjen e një sërë veprash penale”, deklaroi sot zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Ai theksoi se i tërë opinioni mundi të shohë se kush e planifikoi, nxiti dhe organizoi sulmin e turmës më 27 prill.


Sipas Shilegov, aktvendimet e sotme liruese për pjesëmarrësit në turmë janë krim, turp dhe ndoshta një nga ditët më të zeza në historinë e gjyqësisë së Maqedonisë. Kjo, siç sqaroi, do të thotë se “Zvërlevski, ekzekutuesit gjyqësor të Gruevskit, si dhe Mitko Çavkov, deputetët në xhirime, strukturat nga DSK-ja, MPB-ja dhe ARM-ja të cilët morën pjesë në sulm, si dhe porositësit dhe ekzekutuesit e veprave penale do të duhet të përgjigjen për veprimet e veta para gjykatave të pavarura dhe profesionale, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë”, njofton AIM.

I pyetur nëse Zaev do të shkojë në Bruksel, Shilegov tha se Zaev si mandatar për përbërjen e qeverisë së re ka marrë ftesë personale nga Federika Mogerini për pjesëmarrje në takimin e nesërm. Saktësoi se Zaev së pari do të ketë takim bilateral me Mogerinin, e më pas do të marrë pjesë në darkën e përbashkët me kryeministra nga rajoni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori