LAJMI I FUNDIT:

Dhëndrri me gjendje të rëndë shëndetësore martohet në dhomën e spitalit (Foto)

Dhëndrri me gjendje të rëndë shëndetësore martohet në dhomën e spitalit (Foto)
Tragic wedding Credit: MEN Syndication

Ray Kershaw dhe Tracy Brooks nga Rochdale i Anglisë, kanë dashur të martohen në një ceremoni romantike në Tenerife të Spanjës, por gjendja shëndetësore e dhëndrit i ka prishur planet.

Burri 63-vjeçar, nuk ka mundur të martohet me nusen 18 vite më të re, sepse ishte në regjim shtrati pasi vuan nga kanceri dhe gjendja e tij shëndetësore nuk dukej se po përmirësohej, transmeton Telegrafi.

Martesa në dhomën e spitalit

Me të mësuar këtë rast, një organizatë bamirëse ka mbledhur fonde dhe ka ftuar njerëz të panjohur që ka gjetur në rrugë, që të jenë mysafir në dasmën modeste që u realizua në dhomën e spitalit.


“E tëra që donte ishte të martoheshim, por sëmundja e ndalonte. Më në fund ia plotësuam dëshirën dhe ai mund t’i mbyllë sytë i qetë”, ka thënë Brooks lidhur me rastin. /Telegrafi/