Dy shpërthime kanë ndodhur sonte në qytetin e Mançester të Anglisë, si pasojë e të cilave dyshohet se ka edhe disa viktima.
Shpërthimi ka ndodhur në “Manchester Arena”, gjatë një koncerti të këngëtares Ariana Grande.
Nga shpërthimet raportohet se ka disa viktima dhe shumë të lënduar, por nuk ka ende një bilanc të saktë.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, por dyshohet për një sulm terrorist.
“Të gjithë filluan të vrapojnë dhe të ulërasin. Në tokë shikoje telefona dhe sende personale të njerëzve, të cilët ishin të frikësuar dhe duke qarë”, tha një nga dëshmitarët okularë.
Ndërkohë policia vendase i bën thirrje të gjithë qytetarëve, të qëndrojnë sa më larg zonës ku ka ndodhur shpërthimi.
https://twitter.com/hannawwh/status/866775833553379328
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251