LAJMI I FUNDIT:

​Dredhëzat,  frutat “mik” të shëndetit dhe mirëqenies

​Dredhëzat,  frutat “mik” të shëndetit dhe mirëqenies

Të kuqe dhe të bukura, me një formë “zemre” afërsisht, këto janë luleshtrydhet.

Ato kanë vitaminën C dhe flavanoidët dhe për këtë kanë një mijë veti të këtij fruti mik të shëndetit dhe të mirëqenies sonë.

Larg anemisë


Luleshtrydhet përmbajnë shumë vitaminë C, mendoni që pesë luleshtrydhe kanë vitaminë C sa një portokall, dhe siç e dimë kjo vitaminë favorizon përthithjen e hekurit, mjaft të nevojshëm për rruazat e kuqe të gjakut dhe për muskujt.

Lamtumirë peshës së madhe

Mikesha të dietës, luleshtrydhet janë të pasura me enzima të afta të aktivizojnë metabolizmin e yndyrave duke ndihmuar trupin të dobësohet me më pak lodhje. Si të mos mjaftonte, e dini që luleshtrydhet kanë një sasi të madhe fibrash që jo vetëm na ndihmojnë të tresim më shpejt, por ndihmojnë punën e zorrëve, si dhe shtojnë ndjesinë e ngopjes, pra, kontrollin e peshës.

Rini e “përhershme”

Luleshtrydhet janë të pasura me magnez dhe kalium, duke e renditur direkt në 20 frutat me veti të mëdha antioksidante. Prezenca e antocianinës, pigmenti që u jep luleshtrydheve ngjyrën e kuqe, provokon në fakt një rritje të acidit urik.

Larg artritit

Fenolët janë substanca antipezmatuese. Prandaj konsumimi i luleshtrydheve është shumë i nevojshëm për të lehtësuar simptomat pezmatuese për ata që vuajnë nga osteoatriti, astma apo aterosklerozë. Përveç fenolit, kaliumi, vitamina K dhe magnezi që përmbajnë janë mjaft të mira për shëndetin e kockave.

Ndonjë ide si ti konsumoni? Ja disa: të freskëta pa sheqer, apo me limon dhe uthull molle për të stimuluar dierezën, apo në frulator me një tas kos natyral dhe një fletë mente. Pse jo dhe një centrifugë me mollë dhe banane.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori