LAJMI I FUNDIT:

Kinezët nxjerrin “akullin e djegshëm” nga shtrati i detit: A jemi në prag të revolucionit energjetik? (Video)

Kinezët nxjerrin “akullin e djegshëm” nga shtrati i detit: A jemi në prag të revolucionit energjetik? (Video)

Minatorët kinezë ia dolën të nxjerrin “akullin e djegshëm” nga shtrati i Detit të Kinës, thonë nga Ministria kineze e Tokës dhe Burimeve Natyrore. Megjithatë, nëse këto pretendime dalin të vërteta, në prag është një revolucion global në sektorin e energjisë, transmeton Telegrafi.

“Akulli i djegshëm” në fakt është hidrat i metanit, i ngurtë, ku ka sasi të madhe të gazit metanik të bllokuar në strukturën e ujit kristalor – akullit. Ato mund të ekzistojnë në temperatura shumë të ulëta dhe në presion shumë të lartë. Sipas Agjencisë Amerikane për informacion për Energjinë, një metër kub akull i djegshëm është i barabartë me 164 metra kub të gazit natyror.


“Duket si kristal akulli, por nëse e rrisni në nivel molekular, mund të shihni se molekulat e metanit janë bllokuar në molekulat e ujit,” shpjegoi për BBC, profesori Praveen Ling nga Departamenti i Inxhinierisë Kimike dhe Biomolekulare në Universitetin Kombëtar të Singaporit.

Pavarësisht nga temperaturat e ulëta, hidratet janë të ndezshme, sepse gazi i bllokuar në akull digjet kur është afër flakës.

Ky zbulim është suksesi i parë kinez në këtë drejtim pas 20 vitesh hetimesh. Lokacioni thuhet se është në rajonin Shenhu, në jug të Detit të Kinës, nga ku thuhet se minatorët po nxjerrin – në ditë – 16 mijë kub të gazit të pastërtisë së lartë.

“Hidrati i gazit natyror është zëvendësimi më i mirë për gazin natyror dhe naftës. Për më tepër, ‘akulli i djegshëm’ është më i sigurt për mjedisin dhe ekziston në sasi të mëdha”, thotë kreu i Departamentit për Hulumtime Gjeologjike, Zhong Ziran. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Ekonomi
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Ekonomi
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik

Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik

Ekonomi
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë

Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori