LAJMI I FUNDIT:

Veseli, kafe mëngjesi me pensionistë

Veseli, kafe mëngjesi me pensionistë

Mëngjesi i së dielës ka qenë pak më ndryshe për dhjetëra pensionistë në Prishtinë.

Ata kanë pirë kafen e mëngjesit dhe kanë bashkëbiseduar për reformat e nevojshme në sistemin pensional, me kreun e PDK-së, Kadri Veseli.


I pari i PDK-së vlerësoi rolin e pensionistëve kosovarë, ndërsa i siguroi se Qeveria e re do të ndërmarrë hapa të shpejt për reformat e nevojshme në sistemin pensional të Kosovës.

“Është e domosdoshme që së pari të rritet respekti institucional për pensionistët. Ka shumë aspekte të cilat duhet të ndryshohen dhe të avancohet statusi i pensionistëve. Ju kam thënë edhe më parë kur kemi bashkëbiseduar dhe sot po ju siguroj se pensionet kontributdhënëse do t’i rrisim për rreth 22 për qind. Pra pensioni minimal kontributdhënës do të jetë 200 euro”, tha kryetari Veseli.

Kreu i PDK-së theksoi se pensionistët kosovarë kanë nevojë dhe meritojnë shumë më shumë respekt dhe lehtësira nga të gjitha nivelet institucional, duke hequr për ta burokracitë dhe ngarkesat administrative.

“Nuk mundet me ecë Kosova përpara pa i respektuar të moshuarit. Dhe nuk ka shans ta ndërtoj të ardhmen e fëmijëve të vet, pa i respektuar të moshuarit e vet. Kështu që, nëse ka kategori që ju kemi borxh si shoqëri ata janë pensionistët”, tha Veseli.

Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, e falënderoi Veselin për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kujdesin e treguar për pensionistët deri tani, ndërsa kërkoi që gjatë reformave të sistemit pensional të jenë të përfshirë edhe përfaqësuesit e pensionistëve kosovarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Lajme
Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Lajme
Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Lajme
BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës

BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës

Politikë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori