LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Rrethanat politike dhe koalicionet do ta rrisin numrin e votuesve në zgjedhjet e qershorit

Tahiri: Rrethanat politike dhe koalicionet do ta rrisin numrin e votuesve në zgjedhjet e qershorit

Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në vitin 2014, sipas të dhënave të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, prej 1.782.454 personave që gjendeshin në listën e votuesve, kanë votuar vetëm 699.314 persona. Pritshmëritë për zgjedhjet e qershorit të këtij viti janë të mëdha.

Numri i votuesve për dallim nga zgjedhjet lokale që ka qenë një votues pasiv, në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 11 qershor, pritjet janë që numri i votuesve që do t’uu drejtohen kutive të votimit të jetë i madh.

Rrethanat politike dhe krijimi i koalicioneve të reja politike do të ndikojnë në dalje të votuesve në zgjedhje.


Analisti politik, Ramush Tahiri, ka thënë se për dallim nga zgjedhjete kaluara parlamentare, këtë vit do të këtë numër më të madh të votuesve.

Tensionet politike dhe krijimi i dy grupacioneve politike PDK-AAK-NISMA dhe LDK-AKR-Alternativa, do të rris numrin e daljes në zgjedhje sidomos në rajonin e Dukagjinit dhe Drenicës.

“Krahasuar me vitet e kaluara, tash llogaritet që do të këtë votues më shumë, sepse tash tensionet apo mospajtimet ose ndarjet janë bërë në dy grupe ma themelore dhe secili grup është llogaritur nga votat e zgjedhjeve të kaluara 2014, janë të barabarta sa i përket numrit të përgjithshëm të votave. Në qoftë se në njërin bllok e fut edhe Vetëvendosjen përndryshe VV është ajo që është përcaktuese e ardhshme me 99-100 mijë vota të saj në koalicon. Dy grupacionet bëjnë përpjekje që ta rrisin shkallën e ndarjes dhe mund të kem situatë që në disa zona ku ka modilitet ma shumë ose ku partitë kanë militanët më shumë do të jëtë dyfshi gati ma i madh i numrit të daljes në zgjedhje si shembull në rajon të Dukagjinit dhe Drenicës. Kjo pastaj ndikon në rezultatin e zgjedhjeve dhe numrin e deputetëve”, ka thënë Tahiri për Indeksonline.

Me tutje ai ka shtuar se mund të këtë përseritje të zgjedhjeve në disa zona.

“Do të këtë përseritje të zgjedhje në disa zona për më mujt me u bë ndikimi në rezultat, dhe gjithashtu kam frikën se mund të mos pranohen zgjedhjet nga grupacionet e caktuara në Kosovë për shkak të këtyre rrethanavë që u bënë shpejt, diferencimi i grupeve politike dhe elektorati në disa zona ka mbetë i hutuar”, ka theksuar Ramush Tahiri.

Numri i përgjithshëm i popullsisë në Kosovë është 1.739.825 banorë, sipas regjistrimit zyrtar të bërë gjatë vitit 2011.

Por, në dhjetor të 2012 agjencioni kishte rishikuar numrin e përgjithshëm të popullsisë dhe ka vlerësuar se tash në territorin e Kosovës jetojnë 1.815.606 banorë, sipas një raporti të publikuar gjatë muajit maj të 2014-ës.

Njohës të këtyre çështjeve vleresojnë së për këto zgjedhje numri i atyre me të drejtë vote do të tejkalojë numrin e banorëve.

Ramush Haradinaj nga AAK për kryeminstër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA,  apo Avduallah Hotin e LDK për kryeminstër nga koalicioni LDK-AKR. /Indeksonline/