LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani privat i Elvis Presley nxirret në ankand (Foto)

Aeroplani privat i Elvis Presley nxirret në ankand (Foto)

Megjithëse nuk është e përshtatshme për tu futur në garazh, kjo nuk do ti ndalojë fansat e Elsivs Presley nga përpjekja për të bërë të tyren aeroplanin e mbretit të Rock’n’Roll-it.

Aeroplani privat i këngëtarit  është nxjerrë në ankand pas 30 vitesh qëndrimi në një pistë në Roswell, New Mexico, transmeton oranews.


Oferta fillestare është 10 mijë dollarë dhe do ti shitet atij që ofron çmimin më të lartë më 27 maj.

“Lockheed JetStar” ka një vlerë 2-3.5 milionë dollarë dhe ka pasur vetëm 204 aeroplanë të tillë të prodhuar midis 1957 dhe 1978 në një bashkëpunim midis kompanive – Jetstar dhe Lockheed raporton Charlotte Observer.