LAJMI I FUNDIT:

PD: Rama predikon mashtrime të reja

PD: Rama predikon mashtrime të reja

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Progri i Korçës, ku pati një takim me fermerët e zonës.

PD thotë në deklaratë se fermerët shqiptarë u braktisën për 4 vite, ndërsa Edi Rama predikon sot mashtrime të reja.


“Pasi i braktisi për 4 vite fermerët shqiptarë, pasi ndërtoi një narko-shtet dhe vendosi gjithçka në shërbim të miqve dhe klientelës, Edi Rama predikon sot mashtrime të reja. Në 4 vite, Edi Rama nuk bëri asnjë investim në infrastrukturë dhe mijëra hektarë u përmbytën rregullisht duke sjellë pasoja katastrofike për prodhimin e fermerëve. Në 4 vite, numri i përfitueseve nga skema e subvencionit është ulur mbi 5 herë. Përfituan çdo vit vetëm 14 tregtare, klientë të qeverisë që morën mbi 70% të buxhetit të bujqësisë. Çmimet për imputet bujqësore u rritën deri në 30%. Çmimi i naftës u rrit me 30 për qind”, thuhet në reagim.

Partia Demokratike ka një projekt të realizueshëm dhe ambicioz që do të transformojë bujqësinë dhe do të nxjerrë zonat rurale nga varfëria. Kjo parti premton 150 milionë euro investime çdo vit në këtë sektor, 100 milionë euro në formën e subvencioneve direkte për çdo familje fermerë dhe 50 milionë euro investime në infrastrukturë.

“Prodhimet e fermerëve shqiptarë do të mbrohen përmes tarifave doganore nga importet e oligarkëve të Ramës. Kjo do të ndodhë me 25 qershor, kur fermerët shqiptarë së bashku me qytetarët në mbarë Shqipërinë do ti japin fund me votën e tyre të lirë, republikës së vjetër që i zhvati, mashtroi dhe varfëroi dhe do të votojnë për projektin kombëtar të Republikës së Re, Republikës së qytetarëve”, thuhet në reagim.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori