LAJMI I FUNDIT:

Zharku: Nuk patëm pakënaqësi rreth listës

Zharku: Nuk patëm pakënaqësi rreth listës

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Lutfi Zharku ka thënë se lista e koalicionit LDK-AKR është dorëzuar pasi kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, bashkë me nënkryetarët dhe kandidatin për kryeministër, Avdullah Hoti ia kanë dhënë vulën.

Zharku tha se nuk ka pasur pakënaqësi nga asnjë kandidatë.

Këto komente ministri në largim i Infratrukturës i bëri në nisjen e punimeve për zgjerimin e rrugës Mramor-Grashticë e gjatë rreth 5 km. Ky projekt do të kushtojë 1.2 milion euro dhe do të kryhet për 169 ditë.


Zharku mohoi se këto punime bëhen për shkak të fushatës pasi tenderi është shpallur para tre muajve.