Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore kanë nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi për të zhvilluar sistemin e sigurimit për prodhimtarinë bujqësore në Kosovë. Ky projekt është një nga hapat më të mëdhenj për avancimin e mëtutjeshëm të bujqësisë në vend.
Bazuar në këtë marrëveshje IFC-ja do ta këshillojë Ministrinë në zhvillimin dhe zbatimin e një sistemi të sigurimit për bujqësi që është transparent, i qëndrueshëm dhe financiarisht i zbatueshëm, për ta përmirësuar konkurrueshmërinë në tregun gjithnjë e më të integruar të mallrave.
IFC-ja do të ofrojë mbështetje teknike dhe ligjore, duke përfshirë ekspertizën vendore, dhe do ta krijojë kornizën e nevojshme për funksionim efikas.
Përshpejtimi i rritjes dhe adresimi i varfërisë në zonat rurale kërkojnë politika dhe reforma për ta zhvendosur bujqësinë nga bujqësia për mbijetesë tek bujqësia intensive dhe e orientuar nga tregu, e që kultivon produkte me vlerë më të lartë.
MBPZHR-ja konsideron se sigurimi i prodhimtarisë bujqësore është segment shumë i rëndësishëm për ta zhvilluar dhe avancuar si sektorin e bujqësisë edhe më tej dhe për ta bërë atë më konkurrues, si dhe për ta forcuar mjedisin e përshtatshëm e për t’i rritur aftësitë teknike në mënyrë që të ndihmohet sa më tepër që është e mundur në zbutjen e rreziqeve që kërcënojnë prodhimtarinë bujqësore.. Për këtë arsye kjo është edhe një nga prioritetet e larta të Ministrisë.
Një sistem i mirë i sigurimit gjithashtu do të ndihmojë në rritjen e besimit për sa i përket huadhënies për bujqësi dhe rënien e nivelit të kamatave, e kjo do të ndihmojë padyshim edhe në rritjen e produktivitetit dhe profitabilitetit të fermerëve të Kosovës.
“Ne po fillojmë për herë të parë zhvillimin dhe implementimin e sistemit të sigurimit të prodhimtarisë bujqësore në vend. Fermerët kosovarë kanë pësuar humbje të mëdha të shkaktuara nga faktorët klimatikë dhe rreziqet tjera në prodhimtarinë bujqësore si p.sh. sëmundjet dhe dëmtuesit.. MBPZHR me përkrahjen e IFC do ta zhvilloj dhe implementoj sistemin e sigurimit për prodhimtarinë bujqësore për ta mbrojtur punën e fermerëve dhe standardin e jetës së tyre të ndikuar nga humbjet e prodhimit ose cilësisë, dhe për ta rritur qasjen në financa në sektorët konkurrues për ta ndihmuar shtytjen e rritjes ekonomike”, tha ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.
“MBPZHR planifikon që t’i subvencionojë një pjesë të kostos për primet e sigurimit për bujqësi, në mënyrë që t’i bëjë ato më të përballueshme për fermerët, dhe për t’i mbrojtur bizneset e tyre bujqësore në rritje”.
Kjo nismë është duke u drejtuar nga Projekti i Agro-Financimit për Evropën dhe Azinë Qendrore i IFC-së, në partneritet me Ministrinë e Financave e Austrisë dhe Bankën Hungareze Eksport-Import.
“Bujqësia është punëdhënës kryesor globalisht”, ka thënë Leah Soroka, Menaxhere e Programit të IFC-së për Agro-Financim për Evropën dhe Azinë Qendrore. “Sigurimi për bujqësi ndërton besim për institucionet financiare për sa i përket huadhënies për bujqësi, pasi që bujqit kanë ndërmarrë masa paraprake të sigurisë për ta mbrojtur biznesin e tyre, andaj është komponentë esenciale në rritjen e biznesit bujqësorë dhe forcimin e sektorit financiar. IFC-ja do të ofrojë aftësi teknike dhe trajnime për të krijuar një mjedis të fuqishëm dhe të përshtatshëm, sisteme të forta të te dhënave dhe produkte të sigurimit për t’i mbrojtur fushat më profitabile, si dhe për ta rritur produktivitetin dhe profitabilitetin në Kosovë”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëElon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë
Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri