Sot në mëngjes nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”, Kombëtarja e Kosovës U-17 udhëtoi për në Dablin të Irlandës ku do të marrë pjesë në turneun “ U-16 Develompent Tournament”.
Në këtë turne do t’i zhvillojë tri ndeshje me Republikën e Irlandës, Danimarkën dhe Irlandën Veriore. Ky turne është i mirëseardhur, për përgatitjet e Kombëtares U-17 për ndeshjet parakualfikuese për Kampionatin evropian 2018 që do të mbahet në Angli.
Siç dihet Kosova është në grup me Hungarinë që është edhe mikpritëse e grupit, Holandën dhe Uellsin e ndeshjet zhvillohen prej 10 deri më 16 tetor 2017 në Hungari.
Para nisjes, përzgjedhësi i Kombëtares U-17, z. Besnik Kollari u shpreh:” Ky turne që është i dyti pas atij para disa muajve në Turqi, është jashtëzakonisht i mirëseardhur dhe me peshë para ndeshjeve parakualifikuese për Kampionatin evropian që zhvillohen në tetor.
Ne do ta shfrytëzojmë këtë turne maksimalisht jo vetëm për të bërë një paraqitje të mirë dinjitoze, përballë Kombëtareve me përvojë siç janë Danimarka, Republika e Irlandës dhe Irlanda Veriore, por do të jetë një test i mirë për të gjithë futbollistët e rinj si këta nga Kosova ashtu edhe ata që aktualisht luajnë për skuadrat evropiane.
Do të jetë një përvojë e mirë dhe ne presim rezultate pozitive. Ne si shtab teknik pas turneut shumëçka do ta kemi më të qartë për të gjitha repartet dhe do të shkojmë në kualifikime me përbërjen më të mirë të mundshme për një sukses”. Kombëtares U-17 rrugë të mbarë dhe suksese u urojë presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri, i cili i përcolli në aeroportin “Adem Jashari”.
Kombëtarja e Kosovës U-17 do të takohet më 21 maj me Danimarkën, ndërsa më 23 maj ballafaqohet me Republikën e Irlandës, ndërsa me Irlandën Veriore takohet më 25 maj.
Emërorja e Kombëtares
Anëtari i KE Iljaz Mjaku, Drejtori i ekipeve kombëtare Artan Govori. Drejtori teknik Micahel Nees dhe zëdhënësi Fazli Berisha.
Futbollistët:
Robert Rrahmani(Trepça 89), Muhamet Hyseni(Shk.f.M.K), Leutrim Ismajlaj(Winterthur), Leard Sadriu( (Ferizaj), Dorian Osmanollaj(Strum Graz), Hajdin Salihu(shkf.M.K.), Gentri Ulluri(2 Korriku), Gent Musa(shk.f. M:K.), Ermir Shabani(Prishtina), Endrit Demolli(Flamurtari), Dorant Ademaj(Prishtina), Arton Tolaj(Vfl Borussia Monchengladbach), Auron Loxha(Trepça 89), Armend Gashi(Prishtina), Albin Prapashtica (2 Korriku), Florian Hysenaj (Lausiane), Adinis Aliu(2 Korriku), Blendi Morina(Besa), Edin Hyseini(TSV Munchen 1860), Bajrush Osmani(Vfl Bochum).
Shtabi teknik:
Besnik Kollari përzgjedhës, Fadil Berisha ndihmës trajner, Bahri Berisha ndihmës trajner.
Mjekët: dr. Murat Berisha, Gëzim Zogu fizioterapeut, Taulant Ahmetaj menaxher i pajisjeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Gyokeres tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në verë
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Nga Duran te Kvaratskhelia dhe Khusanov - top 10 transferimet e janarit
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze