LAJMI I FUNDIT:

Gjykata vendosi rreth 900 mijë euro garancë dhe masa kujdesi për afaristin Sead Koçan

Gjykata vendosi rreth 900 mijë euro garancë dhe masa kujdesi për afaristin Sead Koçan

Afaristi Sead Koçan, i dyshuari i parë në lëndën ”Trust” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) nuk do të paraburgoset dhe do të mbrohet në liri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata Themelore Shkupi 1 pranoi propozimin e palës mbrojtëse dhe caktoi garanci prej rreth 900 mijë euro, t’i merret pasaporta, si edhe të paraqitet në gjykatë, një herë në javë.

Vendimi i këtillë u mor për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore të Sead Koçanit dhe hodhi poshtë propozimin e PSP-së. Gjykata vendosi se ekziston dyshimi që Koçan ka kryer vepër penale dhe këtë e bazoi në faktin që Koçan ishte në arrati dy muaj./Telegrafi/