Ardhja e mërgimtarëve muajve të verës ka bërë që policia në këtë kohë të fillojë të ndërmerr masa shtesë për të evituar tollovitë në komunikacion. Rrugët e Tetovës gjatë periudhës së verës trefishohen nga automjetet, sidomos pas ardhjes së mërgimtarëve pothuajse në të gjitha rrugët ka frekuentim të madh dhe krijohet kaos që vështirë kontrollohet, shkruan gazeta Koha. Nga Policia e komunikacionit në Tetovë, theksojnë se gjatë verës dukshëm do të ketë kontrolle të përforcuara.
“Do të kemi më shumë kontrolle apo prani të pjesëtarëve të policisë në vendet ku ka intensitet më të madh të automjeteve, apo në rrugë më të frekuentuara. Krahas praninë se policisë në pjesën qendrore të qytetit po ashtu prani do të ketë edhe në rrugët në dalje të Tetovës për në Shkup, Gostivar dhe në rrugën për në Jazhincë. Po ashtu do të parashihen edhe dënime për kundërvajtjet më të mëdha”, tha për Koha, Besir Qamili, zëvendëskomandant i Stacionit policor për siguri në komunikacionin rrugor.
Ai nënvizon se do të ketë disa prioritete sa i përket aspektit të mbarëvajtjes së komunikacionit më të mirë gjatë tre muajve të verës.
Krahas kësaj, parashihen edhe dënime më rigoroze ndaj atyre që nuk do të respektojnë rregullat e komunikacionit.
“Ndaj vozitësve që nuk do të respektojnë shenjat e komunikacionit do të ketë kundërvajtje, ndaj atyre që do të drejtojnë automjetin nën ndikim të alkoolit, pa leje për vozitje, por njëkohësisht masa do të ndërmarrim edhe ndaj motoçiklistëve që në mënyrë të parregullt janë pjesë e komunikacionit. Edhe një aspekt tjetër është i rëndësishëm, pjesëmarrja e këmbësorëve të cilët në shumë raste në mënyrë të parregullt kalojnë rrugën apo lëvizin përgjatë saj, prandaj edhe ndaj tyre do të ketë masa”, thotë Qamili.
Nga policia apelojnë që gjatë periudhës së verës nëse nuk është e nevojshme të mos përdoren veturat dhe të shmangen kaosi në rrugët e Tetovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Akuzoi të atin për abuzim seksual, adoleshentja nga Kavaja tërheq denoncimin: E bëra se më gjeti disa biseda në celular
Shqiptarja në Itali plagos me thikë dy fqinjët e saj, nënë e bijë në gjendje kritike për jetën
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri
Një muaj paraburgim të dyshuarit për plagosjen e tre personave në Pejë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë