Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të arrihet brenda natës, duhet kohë, përkushtim dhe njerëz aktivë, të cilët duan të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin.
Kështu ka thënë zv.shefi i EULEX-it, Berndt Thran, gjatë një ligjërate të mbajtur për studentët dhe stafin e UBT-së, e cila ndërlidhej me sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova, si dhe me kushtet që duhen plotësuar për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare.
“Koha do ta sjellë paqen, por ju duhet të bëheni aktivë. Nuk duhet të prisni që dikush të merret me sjelljet tuaja, nuk do të jetë dikush tjetër që do i zgjidhë problemet tuaja”, porositi Thran, teksa shtoi se, “palët dhe gjeneratat e reja duhet t’u japin fund problemeve”.
Ai theksoi se integrimi evropian i Kosovës është një proces jetik, kjo për faktin se, sipas tij, nga integrimi varet jo vetëm zhvillimi politik, por edhe ai ekonomik i vendit.
“Pa zgjidhjen e problemeve mes Kosovës e Serbisë, Kosova nuk mund të përfitoj investime evropiane, të cilat hapin vende te reja pune për të rinjtë kosovarë, por pa procesin e normalizimit, është e pamundur të arrihen këto zgjidhje”, vlerësoi Thran, teksa si shembull konkret të një problemi të tillë e mori konfliktin ndërshtetëror mes Gjermanisë dhe Francës, në periudhën gjatë dhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
“Sfidat drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Francës dhe Gjermanisë ishin të mëdha, vështirë se dy shtete armike dikur, tash të bëheshin vende mike, por pa njerëzit gjermanë dhe francezë, paqja dhe pajtimi nuk do te ndodhte kurrë.
Në fund të kësaj ligjërate, referuesit u përgjigjën në pyetjet e të pranishmëve, që kryesisht kishin të bënin me sfidat që vijnë nga mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, me rastet e papërfunduara të EULEX-it mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar, me vështirësitë të cilat i pati Gjermania në procesin e ribashkimit etj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj