LAJMI I FUNDIT:

Mikser: Kosovarët të zgjedhin një qeveri ndaj të cilës mund të kenë besim

Mikser: Kosovarët të zgjedhin një qeveri ndaj të cilës mund të kenë besim

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim homologun e tij estonez, Sven Mikser.

Hoxhaj tha se në takim është biseduar për gjendjen në rajon si dhe bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e tij për Estoninë, e cila ka mbështetur shtetësinë e Kosovës.


Kurse, ministri i Jashtëm i Estonisë, Sven Mikser, tha se Estonia do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën me theks të veçantë në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

“Mendoj se marrëveshja e MSA-së është një marrëveshje e madhe por besojmë se Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë liberalizimin e vizave”, tha Mikser.

Ai tha se nuk e ka ditur që në Kosovë do të ketë zgjedhje kur e ka planifikuar vizitën e tij, por shprehu besimin që procesi zgjedhor do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe korrekte.

Ai tha se qytetarët e Kosovës duhet të zgjedhin një qeveri dhe parlament ndaj të cilave mund të kenë besim.

“Pas zgjedhjeve do të vazhdojmë bashkëpunimin me qeverinë dhe me parlamentin”, tha ministri i Jashtëm i Estonisë.