LAJMI I FUNDIT:

Mançevski: Është çështje ditësh që garancionet të dorëzohen tek Ivanovi

Mançevski: Është çështje ditësh që garancionet të dorëzohen tek Ivanovi

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski, sot pas dhënies së deklaratës në Prokurorinë Publike për dhunën që ndodhi në Kuvend më 27 prill, tha se para prokurorit ka përshkruar saktë hollësitë nga ngjarjet që ndodhën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se tani është çështje e Prokurorisë se si do t’i klasifikojë këto ngajrje. Ai shpresoi se dhunuesit do të dënohen për vepra më serioze, se sa për pjesëmarrje në turmë.

Në pyetjen e gazetarëve se kur do të dorëzohen garancitë për mandatin të cilat i kërkon presidenti Ivanov, ai tha se kjo është çështje ditësh.


“Çdo ditë presim se do të dorëzohen këto garanci ose shkresa ose çka do të duhet, që Ivanovi ta kuptojë të vërtetën se nuk është i rrezikuar as karakteri unitar i shtetit, as Kushtetuta”, tha Mançevski./Telegrafi/