LAJMI I FUNDIT:

Një tërmet 6,2 ballë Rihter godet Guinenë e Re Papua

Një tërmet 6,2 ballë Rihter godet Guinenë e Re Papua

Një tërmet me magnitudë 6,2 ballë Rihter u shënua sot në brigjet e Guinesë së Re Papua, raportoi Instituti Amerikan i Gjeofizikës (USGS), por nuk ka asnjë paralajmërim për cunami në Paqësor.

”Tërmeti ra në New Britain, 450 kilometra në verilindje të kryeqytetit Port Moresby”, sipas Institutit.

Për momentin nuk ka asnjë sinjalizim nga Qendra e Njoftimit për Cunami për Paqësorin me seli në Havai.


Ishulli New Britain (Britania e Re) me një popullsi rreth 500 000 banorë ndodhet në pllakën Paqësor-Australi që është pjesë e Unazës së Zjarrit në Paqësor, zonë me veprimtari të lartë sizmike dhe vullkanike për shkak të fërkimit mes pllakave tektonike.

Nuk ka njoftime për viktima dhe dëme materiale.