LAJMI I FUNDIT:

Nis ndërhyrja emergjente në disa objekte në Prizren

Nis ndërhyrja emergjente në disa objekte në Prizren

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka filluar me zbatimin e aktiviteteve për ndërhyrje emergjente në disa prej objekteve në Qendrën Historike të Prizrenit, konkretisht në disa objekte banimi si ato në Lagjen Marshi, në Sheshin Shadërvan, në lagjen Panteli, si dhe në Xhaminë e Myderiz Ali Efendisë në Prizren.

QRTKR thotë se zbatimi i aktiviteteve rrjedhimisht i planit të punës, bazuar në vendimin e ministrit për aktivitete konservuese-restauruese, ka filluar bazuar në shqyrtimet, vlerësimet dhe miratimet paraprake nga institucionet kompetente.

“Prioritetet e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren gjatë kësaj faze janë projektet të cilat janë miratuar nga Komisioni për vlerësimin e projekteve restauruese – konzervuese në kuadër të Institutit për mbrojtjen e monumenteve si dhe në përputhje me Dokumentin e Politikave Programore dhe Strategjinë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore 2017-2027Vazhdimi dhe avancimi i programit për intervenime emergjente do të vazhdoj edhe me tutje duke garantuar të drejtat e pronarëve, posedueseve dhe shfrytëzuesve të trashëgimisë kulturore në përputhje me ligjistacionin në fuqi.Ruajta dhe mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore vazhdon të mbetet prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.


Riaftësimi dhe adaptimi i ndërtesave në Qendrën Historike të Prizrenit do të bëhet konform standardeve profesionale dhe ligjore duke siguruar kështu ruajtjen vlerave të tyre në njërën anë dhe shfrytëzimin e tyre nga shoqëria si potencial për zhvillim ekonomik, social dhe kulturorë në anën tjetër.

Në trend Lajme

Më shumë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Kalo në kategori