Instituti Riinvest organizon konferencën e IV-të ndërkombëtare me temë “Aktivizimi i Burimeve të Rritjes Ekonomike”, ku u tha se me gjithë të arriturat pozitive në periudhën e fundit, problemet ekonomike me të cilat përballet Kosova janë të mëdha, derisa korrupsioni, tregu i vogël dhe informaliteti i lartë, ende mbetet barrierë për bizneset.
Kryeministri në detyrë, Isa Musatafa duke vlerësuar lartë kontributin e Institutit Riinvest, tha se gjatë qeverisjes dy vjeçare ka pasur bashkëpunim me këtë institut dhe ka respektuar të gjeturat nga hulumtimet e tyre. Mustafa shtoi se rritja ekonomike është arritur mbi 4 për qind sa ka qenë 1.2 për qind.
Ai po ashtu tha se duke i respektuar të gjeturat e Riinvestit, ka pasur zhvillim të sektorit privat.
Edhe pse Mustafa tha se papunësia është problemi më i madh që ka Kosova, theksoi se papunësia në qeverisjen e tij është ulur nga 35 për qind në 27 për qind.
Ai përmendi resurset shtetërore të Kosovës që sipas Mustafës, janë një potencial i madh për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Drejtori i kërkimeve në Institutin Riinvest, Alban Hashani, tha se synimi i këtyre hulumtimeve ka qenë pasqyrimi dhe trajtimi i temave ekonomike. Sipas tij, problemet ekonomike me të cilat përballet Kosova janë të mëdha me gjithë të arriturat pozitive në periudhën e fundit.
Ai tha se niveli i rritjes ekonomike ende mbetet jo transformues. Papunësia sipas Hashanit, mbetet 28.7 përqind, ndërsa remitencat nga diaspora mbetet një shtytje e madhe për vendin.
Klima e të bërit biznes sipas publikimit të Riinvest, në bazë të burimeve të ndryshme të të dhënave vlerësohet se në tremujorin e parë të vitit 2017 ka një disponim relativisht të mirë sa i përket përceptimit të bizneseve lidhur me ambientin e përgjithshëm biznesor, edhe pse ende mbetet barrierë për bizneset korrupsioni, tregu i vogël, informaliteti i lartë.
Menaxheri për Kosovë në Bankën Botërore, Marcko Mantovamelli tha se këto hulumtime nga Riinvest janë krah për krah me hulumtimet e BB.
Po ashtu, edhe Ruud Vermeulen përfaqësues i FMN-së, tha se është këndvështrim edhe i FMN-së, se rritja ekonomike në Kosovë është e mirë krahasuar edhe me vendet e Ballkanit por sipas tij, kjo normë duhet të jetë edhe më e lartë për të ulur numrin e papunësisë. Sipas tij, papunësia ka shënuar ulje nga 35 për qind sa ka qenë në vitin 2014, në 28 për qind tani.
Ai parasheh këtë normë të rritjes ekonomike edhe për vitin 2017 deri në vitin 2022, rreth 4 për qind. Rritja ekonomike për 2016 rreth 4 për qind ka ardhur nga sektori privat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit