LAJMI I FUNDIT:

Bujqit në Tetovë: Vlerësimi i dëmeve, selektiv (Video)

Bujqit në Tetovë: Vlerësimi i dëmeve, selektiv (Video)

Verifikimi i dëmeve të mbjellave nga ngricat e para dy javëve bëhet në mënyrë selektive. Kështu kritikojnë bujqit, të cilët thonë se Komisioni përkatës i Ministrisë së Bujqësisë madje nuk i njofton ata për orarin e vlerësimit të dëmeve në arrat e tyre.

Ata shprehen se tashmë kanë humbur durimin dhe arrat e tyre kanë filluar ti mbjellin sërish meqë spo kalon koha e mbjelljeve.

“As që është interesu dikush, i kemi digju si përher në televizion por ato janë përralla. Për të dytën herë i mbolla sepse shikoni…”.


“I lajmërova por nuk e di a do vinë a jo. Dje kishin qenë por nuk kam qenë aty komshiu disa i ka paraqitur disa jo. Çka do rinovoj kjo ka mbaruar më, kur e hap në mes mollën zi është ditë për ditë bien”. “Nuk kanë ardh këtu, atje kishin qenë këtu te ne jo, krejt kanë rra – u shprehen disa bujq.

Meqë deri më tani nga ministria e bujqësisë bujqit nuk kanë marrë asnjë ndihmë për dëmin që u shkaktua nga ngricat, ata kërkojnë që së paku ministria e bujqësisë të intervenojë sa më shpejtë me lëshimin e subvencioneve që të mund të rimëkëmbin dëmet e mëdha që pësuan nga ngricat.

Megjithë kërkesat e bujqve, të njëjtët duhet të presin javën që vjen, që Gjykata Kushtetuese të publikojë vendimin me të cilin shfuqizohen nenet e Kodit Zgjedhor dhe të Ligjit për pagesën e subvencioneve, që më pas Ministri i Financave të nënshkruajë ndarjen e tyre.

Nga ana tjetër, nga Kushtetuesja në seancën e ditës më parë, vetëm kanë vërtetuar tekstin e vendimit për pagesën e subvencioneve, ndërkohë paralajmërojnë se vendimi përfundimtar do të kumtohet ditëve në vijim.

Përndryshe, nëse ndodh mos lëshimi i subvencioneve këtë vit, duke parë edhe dëmet që janë shkaktuar në të mbjella, bujqit shprehen se çmimet e frutave dhe perimeve do të dyfishohen.

Në trend Lajme

Më shumë
Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Kronika e Zezë
Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Drejtësi
Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë

Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

Politikë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kalo në kategori