LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Zabaleta largohet prej Cityt

Zyrtare: Zabaleta largohet prej Cityt

Manchester City ka zyrtarizuar largimin e parë për këtë vit.

Pablo Zabaletan në sezonin e ardhshëm nuk do ta shohim në fanellën e skuadrës së Citizens.

Kështu ka bërë të ditur ekipi anglez përmes një deklarate për mediat, ku me këtë rast e kanë falënderuar argjentinasin për kontributin, transmeton Telegrafi.


“Pablo Zabaleta do të largohet nga City në fund të sezonit, duke e lëshuar perden pas një periudhe të pabesueshme nëntëvjeçare me ‘Blues’,” shkruan klubi në një deklaratë të botuar në faqen e tyre zyrtare.

Mbrojtësi 32-vjeçar për nëntë sezone me Cityn ka fituar dy herë Ligën Premier, një FA CUP, League Cup dhe po aq Charlity Shield. /Telegrafi/