LAJMI I FUNDIT:

Poposki në vizitë pune në Kinë, do të mbajë fjalim për prioritetet e Maqedonisë

Poposki në vizitë pune në Kinë, do të mbajë fjalim për prioritetet e Maqedonisë

Zv.kryetari i Qeverisë së Maqedonisë dhe ministër i punëve të jashtme, Nikolla Poposki, nesër dhe pasnesër do të merr pjesë në forumin “Një brez, një rrugë” që do të mbahet në Pekin të Kinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga Ministria e Jashtme, forumi është i dedikuar në realizimin e projektit kinez “Një brez, një rrugë” që ka të bëjë me lidhjen infrastrukturore mes Azisë, Evropës, Lindjes së afërt dhe Afrikës.


Është paraparë pjesëmarrje e 28 shefave të shteteve dhe qeverive, si dhe një numër i madh i përfaqësuesve të njohur të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare.

Poposki do të ketë fjalim në forum në të cilin do të elaborojë qëndrimet dhe prioritetet e Maqedonisë në kontekst të projektit kinez, si dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm dypalësh me Republikën Popullore të Kinës./Telegrafi/