LAJMI I FUNDIT:

Kërkohen ndryshime në mënyrën e mbledhjes së taksës në fitim në Maqedoni

Kërkohen ndryshime në mënyrën e mbledhjes së taksës në fitim në Maqedoni
Many euros as coins and banknotes isolated

Ligji për taksën në fitim duhet të ndryshojë dhe të ristrukturohet që të jetë më i drejtë ndaj firmave dhe për buxhet më të mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ekonomistët thonë se taksa e tanishme është e ulët dhe e sheshtë prandaj pjesëmarrja në Bruto Prodhimin e Brendshëm është më i madh nga rrogat. Ata propozojnë taksë progresive kurse paratë që do të mblidhen nga kompanitë e mëdhaja të përdoren për financimin e projekteve për uljen e varfërisë, shëndetit më të mirë dhe arsim.

Sipas Branimir Jovanoviq, nuk ka vend në botë ku përfitimet janë më të larta se rrogat. Sipas Tv Telma, analizat tregojnë se dy e treta e fitimit realizohet nga njëzet kompani që kanë monopol në treg, por se edhe 91% e taksave në fitim paguhet nga shoqëritë tregtare.


Eksperti i taksave, Pavle Gacov, konsideron se kompanitë më të mëdhaja duhet të vazhdojnë të paguajnë këtë taksë, por firmat e vogla të lirohen nga ajo. Ai shprehet se ligji është i vjetër dhe duhet të ristrukurohet pasi që pjesëmarrja e taksës në fitim në mbushjen e buxhetit është duke u ulur.

Fitime më të mëdhaja realizojnë kompanitë e ndërtimit dhe ato të xeheve që paguajnë më së shumti taksa. Nga 15.700 firma të regjistruara për taksë në fitim, 275 janë investime të huaja që janë të liruar nga kjo taksë./Telegrafi/