LAJMI I FUNDIT:

Vesa Luma sjell të shtunën “Ti zemra jem”, versionin e dytë të këngës “Jemi dhe s’jemi” (Foto/Video)

Vesa Luma sjell të shtunën “Ti zemra jem”, versionin e dytë të këngës “Jemi dhe s’jemi” (Foto/Video)

Këngëtarja e njohur Vesa Luma feston nesër (e premte) ditëlindjen e saj të 31-të, ndërsa të shtunën ajo ka vendosur të publikojë klipin e ri.

Kënga e saj e re titullohet “Ti zemra ime” dhe është punuar nga Ervin Gonxhi me të cilin vjen në bashkëpunim, ndërsa tekstin e saj e ka shkruar Big Basta, shkruan Telegrafi.

Videoklipi është realizuar në Kosovë, nga produksioni “Black Fish Entertainment”.


Pjesë nga klipi i ri i Vesa Lumës.

Siç mëson Telegrafi, “Ti zemra ime” vjen si një version i dytë i këngës hit të këngëtares “Jemi dhe s’jemi”.

E veçanta e “Jemi dhe s’jemi 2” është ripërpunimi i këngës me violinë, pasi Ervin Gonxhi ka realizuar këtë pjesë edhe atëherë kur kënga u publikuar për herë të parë në vitin 2007.

Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, Vesa ka treguar që klipin e ri do ta sjellë të shtunën, si dhuratë për fansat, me rastin e ditëlindjes së saj. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BT8RKc7DM6j