LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet hoteli në qendër të Berlinit, u zbulua se pronar kishte ambasadën e Koresë së Veriut

Mbyllet hoteli në qendër të Berlinit, u zbulua se pronar kishte ambasadën e Koresë së Veriut

Gjermania njoftoi sot se do të niste procedurat për mbylljen e një hoteli në zemër të Berlinit për t’i privuar Koresë së Veriut, pronare e ndërtesës, burimin e të ardhurave.

”Ndërtesa ‘Cityhostel’, një hotel me çmime të ulëta ndodhet disa metra larg monumenteve turistike më të famshme të qendrës së kryeqytetit gjerman, u provua se ishte në pronësi të ambasadës koreano-veriore, që merrte një qira mujore prej 38 000 eurosh”, sqaruan disa media gjermane si e përditshmja ”Suddeutsche Zeitung ” dhe televizioni publik ARD.

Duke cituar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB prej nëntorit të kaluar, ku janë parashtruar sanksione të reja për shkak të programit bërthamor koreano-verior, zëdhënësi i diplomacisë gjermane theksoi se përfaqësuesit e Koresë së Veriut jashtë vendit duhet të jenë të kufizuar vetëm te aktivitetet diplomatike dhe konsullore.


”Çdo aktivitet tregtar është i ndaluar, ‘Cityhostel’ i Berlinit nuk është një aktivitet diplomatik apo konsullor”, shprehet Martin Schafer, për këtë arsye qeveria gjermane do të mbyllë këtë burim financimi për regjimin koreano-verior sa më shpejt të jetë e mundur. /javanews.al/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
Kalo në kategori