LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane: Kuvendi e tha fjalën e vet

Ambasada amerikane: Kuvendi e tha fjalën e vet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është deklaruar për zhvillimet e sotme politike në vend, duke premtuar vazhdimin e mbështetjes amerikane për Kosovën.

“Kuvendi e tha fjalën e vet. Përderisa vazhdon procesi i transicionit dhe vendi lëviz në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme, ftojmë të gjithë zyrtarët e mbetur në Qeveri që të zotohen përsëri në shërbim të punëdhënësve të tyre – gjegjësisht të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë euroatlantik”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/